Aksident në Kukës, plagosen 4 persona

592

Katër persona kanë ngelur të plagosur nga një aksident automobilistik I ndodhur këtë të premte në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “mbikalimi i Gostilit”, ku janë përplasur mjetet tip Volkswage me drejtues shtetasin Q.Gj., me mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin A.C.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët S.Gj., (bashkëshortja e Q.Gj) si dhe G.Gj.

Shtetasi G.Gj, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Kukësit, u transportua për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.