Aksidenti në Shkodër/ Një çift u përplas nga makina

534

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik.Një automjet ka përplasur një çift këmbësorësh ku për pasojë bashkëshorti ka gjetur vdekjen, ndërsa bashkëshortja është plagosur. Mësohet se çifti i bashkëshortëve që u përplas nga mjeti janë B. Beci dhe A. Beci.

Ja njoftimi i Policisë:

Shkodër

Me datë 10.06.2018  në orën 22.20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin quajtur kthesa Insitutit të Misrit, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur shtetas B. B. 53 vjeç dhe është dëmtuar rëndë bashkëshortja e tij shtetesja A. B. 44 vjeçe, të cilët po udhetonin në këmbë.

Shtetasi Gj. T. 49 vjeç, me mjetit tip Benz me targë AA771SE, ka perplasur dy shtetasit e lartëpërmendur, i cili mëpas është larguar nga vendi aksidentit dhe është kapur nga sherbimet e policisë disa metra me tutje dhe po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ku po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.