Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për ditën e mërkurë në orën 10:00 seancën e jashtëzakonshme që u mbajt sot për ratifikimin e Marrëveshjes për vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi.
Seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për vijën kufitare Kosovë-Mali i Zi ishte parashikuar të mbahej një ditë më parë, por u shty për sot, por 80 votat e nevojshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje nuk u mundën të siguroheshin.
Për arritjen e një marrëveshjeje, janë angazhuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar duke ndërmjetësuar me partitë, por sërish nuk është bërë i mundshëm një dakordësim.
Arritja e një marrëveshje për Demarkacionin është i domosdoshëm për Kosovën pasi është edhe kusht që Bashkimi Europian ka vendosur për liberalizimin e vizave.