PD bllokon foltoren, Ruçi paralajmëron Bashën:Halabak

609

Ka nisur me tensione seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita ka bllokuar foltoren, pasi kryetari Ruçi i ndërpreu fjalën Edmond Spahos, që po fliste për ekstradimin e Nazer Sitit drejt Italisë.
Ruçi u shpreh se Spaho ishte jashtë rendit të ditës duke i ndërprerë fjalën, por Lulzim Basha me deputetët e PD u drejtuan drejt foltores duke e bllokuar. Ruçi iu drejtua Bashës me fjalët “Uluni poshtë, mos bëj si halabak, mos prek punonjësit, bëj liderin. Basha të paralajmëroj, ndërpritet seanca…”. Seanca rifilloi pas ndërprerjes për 5 minuta.
Zhvillimet e Kuvendit orë pas ore:
Gramoz Ruçi: Uluni poshtë, mos bëj si halabak, mos prek punonjësit, bëj liderin. Basha të paralajmëroj, ndërpritet seanca…
Opozita bllokon foltoren, Basha-Ruçit: Hajdut!
Gramoz Ruçi: Është jashtë rregullores, ndërpritet fjala
Edmond Spaho: Ka ndodhur një skandal i madh, i paprecedentë. Nazer Seiti është ekstraduar, edhe pse ndalohet, pasi është në hetim në Shqipëri.
Tritan Shehu: Në asnjë Parlament nuk kontrollohen deputetët….
Gramoz Ruçi: Nuk e di çfarë shqetësimi keni, por do ta shqyrtojmë dhe do ta zgjidhim menjëherë.
Ora 10:20 Paloka: S’jemi terroristë, na trajtuan si rreckë
Na u bë kontroll i rreptë në hyrje të Kuvendit. Ne jemi deputetë, as hajdutë, as terroristë, as kriminelë. Pse ka frikë ai lideri juaj global, nuk mund ta trajtoni deputetin si rreckë. 
Një temë e nxehtë që diskutohet sot në seancë është edhe miratimi i listave të kandidatëve për KLGJ dhe KLP. Një tjetër temë kjo që ka përplasur jo pak palët politike, pasi opozita ka akuzuar disa nga kandidatët që pritet të zgjidhen anëtarë të organeve të reja të drejtësisë si të dënuar, ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit apo që nuk plotësonin kriteret.
Rendi i ditës:
Bazuar në urdhrin nr. 5, datë 30.1.2018 të Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 25.1.2018 (neni 44, Rregullore)
2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 69/2012 “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”” (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
4. Projektligj “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërive “CENGIZ CONSTRUCTION & KALYON CONSTRUCTION” me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës” (pdf) (nenet 28, 73- 77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Pyetje SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 1 Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet KM të RSH, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Cassa Depositi e Prestiti S.P.A., për projektin me objekt “Studime fizibiliteti, hartim dhe planifikim në nivel përfundimtar dhe studim të ndikimit mjedisor në fushën e infrastrukturës”” (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
6. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit” (pdf) (neni 147 Kushtetutë, neni 35, pika 16, neni 53/2, neni 58/2 të ligjit 115/2016, neni 60 Rregullore, shumicë e cilësuar 2/3 e të gjithë anëtarëve, votim i fshehtë) Raport i nënkomisionit për përzgjedhjen e kandidatëve Koha e votimit
7. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Prokurorisë’ (pdf) (neni 149 Kushtetutë, neni 35, pika 16, neni 156/2, neni 133/2, neni 151/2 të ligjit nr. 115/2016, neni 60 Rregullore, shumicë e cilësuar 2/3 e të gjithë anëtarëve, votim i fshehtë) Raport i nënkomisionit për përzgjedhjen e kandidatëve Koha e votimit
8. Projektvendim “Për ngritjen e nënkomisionit “Për Çështjet e të Drejtave të Njeriut” (Rregullore, neni 19, pika 2, votim me shumicë të thjeshtë) SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 2
9. Projektvendim “Për ngritjen e nënkomisionit “Për Administratën Publike” (Rregullore, neni 19, pika 2, votim me shumicë të thjeshtë)