103 kandidatët nga lista e Partisë Demokratike, refuzuan këtë të martë marrjen e mandatit të deputetit në protestën përballë Parlamentit.
Kandidatët pas fjalës së mbajtur në portestë ku hodhën akuza në drejtim të qeverisë me argumentin se është e lidhur me krimin dhe se duhet të largohet, marshuan drejt KQZ-së ku depozituan edhe shkresat për refuzimin e mandatit.
Shkresat u depozituan nga sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso dhe sekretari I Përgjithshëm I LSI, Endrit Braimllari.